Ylli i Manchester Unitedit, Paul
Pogba e ka vlerësuar këtë sezon si më të vështirën e karrierës.
Francezi nuk është në formën më të mirë, derisa në katër ndeshjet e fundit që ka zhvilluar me "Djajtë e Kuq" është zëvendësuar nga Scott McTominay.
27-vjeçari për RTL tha se është duke u kënaqur më shumë me Kombëtaren e
Francës, se në gjigantin anglez.
"Asnjëherë nuk kam qenë në këtë periudhë të vështirë gjatë karrierës".
"Kombëtarja e
Francës është e freskët, grupi është i mirë, është magjike", u shpreh ai.
Pogba ka vetëm 18 muaj të mbetur kontratë më Unitedin, ndërsa vazhdon të kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe ish klubi, Juventus.
Shtuar më 16/11/2020,
ora 08:36