Pogba te Juve? Francezi takim "kokë më kokë" me Solskjaer
Sot, disa skuadra të Premier League kanë rinisur stërvitjet e para në përgatitje për sezonin e ri. Manchester United që mblidhet në Carrington ende nuk ka bër listën zyrtare të futbollistëve që do të jenë të grumbulluar për sezonin e ardhshëm për shkak të Under-21 Evropiane dhe turnet si Copa America, shkruan Albeu.com.

Por ajo që bie në sy te skuadra e Manchester United është e ardhmja e Paul Pogba. Francezi i cili ka kërkuar largimin për tu bashkuar me Juventusin do të ketë një takim kokë më kokë me Solskajer.

Pogba e mbylli sezonin që lamë pas në mënyrën më të mirë të mundshme teksa realizoi 13 gola duke kontribuar dhe në 9 asistime. Por mospjesmarrja e Manchester United në Ligën e Kampioneve duket se ka ndikuar më se teperti te Pogba i cili kurrësesi nuk mund ti lejojë vetës të mos luajë në eventin më të rëndëshishëm për klube. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori