Pogba: Te Juve për triumf
Paul Pogba i ka lënë të gjithë pa fjalë. Gol vendimtar përballë Bolonjës, një supergol kundër Napolit dhe një paraqitje shumë e mirë në fushë. Francezi mendon që ti gëzohet momentit dhe formës së tij të mirë duke deklaruar se nuk është i habitur por krenar për këtë që po i jep ekipit.

Sipas tij, Platini dhe Zidane janë historia e Juventusit ndërsa Pogba dëshiron të jetë e ardhmja. Futbollisti u shpreh se është në dijenifaktit që e kanë kërkuar Milani dhe Interi por ai ndihet mirë me bardhezinjtë dhe ka udhëtuar drejt Torinos për të fituar dhe mbi të gjitha për të shënuar shumë gola. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2012, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori