Pogradeci-Apolonia, supergoli i Liçkollarit nga distanca (VIDEO)

Supergoli i Liçkollarit on Vidnews.

Është duke u luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyky” të qytetit të Pogradecit, sfida mes vendasve të trajnerit Ardian Abazaj dhe Apolonisë.

Ky takim është i vlefshëm për javën e 6-të, të Kategorisë së Parë, Grupi B. Liqenorët vijnë në përballjen e sotme, pas triumfit 2-3 në transfertë ndaj Elbasanit, ndërkohë që fierakët e Mërgjyshit, barazuan në transfertë ndaj Shënkollit.

Në 5 javët e para të kampionatit, Apolonia ka arritur të sigurojë 10 pikë, ndërkohë që pogradecarët 3 më pak.
Shtuar më 26/10/2019, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori