Polemika, grushta dhe 5 kartona të kuq, Teuta triumfon ndaj Partizanit
Edi Martini debuton me fitore në stolin e Teutës, duke mundur Partizanin në një ndeshje që kishte gjithçka brenda. Raste, polemika për vendime te diskutueshme, grushte e një penallti që vendos sfidën duke zhytur tashmë në krizë të kuqtë.

kuadra kryeqytetase shpërdoroi shumë para portës me Asanin i cili ktheu Frashërin në hero pasi portieri ndaloi disa tentativa të tij. Nga ana tjetër, durrsakët goditën shtyllën dhe iu afruan disa herë portës së Hoxhës para se të gjenin golin e vetëm me penallti në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në fushë mbizotëroi tensioni, nga i cili dolën me të kuq nga një futbollist për çdo ekip nga ata që ishin në fushë, ashtu si edhe lojtarë nga stoli. Por të kuqtë nuk ishin në gjendje që të bënin diçka në minutat e mbetura, e as nuk përfituan nga kartoni i radhës i kuq i Teutës. Në fund u anulua një gol pas një gabimi të Braun që preku në pozicion jashtë loje goditjen e Belicës duke dëshpëruar ekipin kampion në fuqi..

Kjo ishte një goditje e rëndë për të kuqtë që pësojnë humbjen e tretë radhazi dhe kalojnë nga një skuadër që po arratisej në krye, në një ekip që e sheh veten në mesin e tabelës së klasifikimit. Ndërsa Teuta arrin pikërisht të kuqtë në renditje, në një kampionat që po tregon gjithnjë e më shumë luhatje.
Shtuar më 18/12/2019, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori