Policia blindon kryeqytetin, masa ekstreme për ndeshjen e Partizanit
Partizani do të luajë kundër Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi” në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Përmes një njoftimi për shtyp, policia ka bërë me dije masat e marra. Nga ora 12:00 deri në përfundimndeshjes do të bllokohen disa rrugë, të cilat vijojnë si më poshtë:

“Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta. Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundimndeshjes do të bllokohen rrugët, rruga “Emin Duraku”, rruga “Gjin Bue Shpata” dhe rruga përball stadiumit “Selman Stërmasi”.

Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”, do të bëhet shoqërimi i tyre me Shërbimet e Policisë për të shmangur incidentet e mundshme.

Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur të shoqëruar nga Shërbimet e Policisë”, shkruhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Shtuar më 05/02/2017, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori