Policia braktis FSHF-në: Merrni stjuardë
Të shumta kanë qenë rastet kur Policia e Shtetit ka refuzuar të marrë përsipër mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive, për shkak se stadiumet apo palestrat nuk përmbushin kushtet e sigurisë.

Shefi i Sektorit të Rendit, Albert Dervishaj, në një deklaratë për “Top Channel” i ka bërë thirrje FSHF-së dhe klubeve që të marrin masa urgjente.

“Klubet dhe federatat duhet të kontaktojnë shërbimet e shoqërive private të ruajtjes fizike. Policia e Shtetit do jetë menaxhere e rendit në stadium, nuk do të bëjë punën e institucioneve të tjera. Në bazë të ligjit të Policisë, çdo qytetar duhet të ketë më vete në çdo vend dhe në çdo moment letërnjoftimin. Në këtë kontekst, edhe në aktivitetet sportive patjetër që duhet të paraqitet ID”, u shpreh Dervishaj. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2017, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori