Policia e Kosovës ndal skuadrën serbe të futet në Kosovë
Bota Sot me burime të tyre kanë siguruar një email të Federatës së HendbollitKosovës se si iu përgjigje policisë kufitare në lidhje për klubin serb të hendbollitTopliçanin” që tentonte të futej në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Serbisë me Mokra Gorën nga Zubin Potoku.

“Ne SPK-Merdare ka arritur Kombi me Targa PK-030-Fu pasagjer janë klubi hendbollistik nga Prokuplja emri i klubit “Topliçanin”, ku sipas përgjegjësit te klubit Bratislav Dunjic kanë planifikuar një ndeshje Zubin Potok me ekipin e këtij qyteti “Mokra Gora”, sipas tyre ndeshja do të filloj 19.00 pas ndeshjes do të kthehen për në SRB.

Kërkojmë që të na informoni apo të kontaktohet Federata e Hendbollit e Kosovës se a kanë leje për të zhvilluar kjo ndeshje”, kështu shkruante në kërkesën e 29 shtatorit 2019 nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu Lluzhan. Këtë veprim të policisë duhet komplimentuar.

Gjithsesi, FHK dha përgjigje negative për skuadrën serbe.
Shtuar më 06/10/2019, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori