Fundi i "botës" për Ronaldon, fillon hetimi për përdhunimin e modeles
Policia e Las Vegas ka filluar hetimet ndaj yllit të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo. Luzitanio aludohet se ka përdhunuar një shtetase amerikane në vitin 2009 në një festë në Las Vegas.

Sipas asaj që raporton gazeta angleze “The Sun”, portugezi do të mungojë këtë të martë në stërvitjen e Juventusit për shkak të fillimit të hetimeve.

Gazetari i BBC, Dan Roan ka reaguar në rrjetin social Twitter duke konfirmuar fillimin e hetimeve ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. “Detektivët tanë janë duke analizuar informacionin e viktimës dhe hetimet janë në vazhdim”, është reagimi i gazetarit.

Kujtojmë që Mayorga akuzon Ronaldon se e ka përdhujnuar atë në Las Vegas, por që ka hasur nën kundërshtim të portugezit i cili e konsideron çështjen në fjalë si lajm të rremë. Sipas aludimeve, Cristiano Ronaldo e ka paguar Mayorgan për shumën e 375 mijë dollarëve për të heshtur mbi këtë çështje. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori