Policia jashtë stadiumit? Kështu do të ruhet rendi i "Derbit"
Pëlqej
Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit pritet të mbushë shkallët e stadiumit "Selman Stërmasi" mbrëmjen e sotme.

Kujtojmë se pas vendimeve të marra, policia e shtetit do të jetë e pranishme vetëm jashtë stadiumit ndërsa brenda rendi do të ruhet nga stjuartët.

Klubi i Tiranës si organizator i takimit ka njoftuar se për të garantuar sigurinë do të jenë 100 stjuartë në dispozicion të derbit.

Ndërkaq, dje është zhvilluar një tjetër takim mes FSHF-së, Partizanit dhe Tiranës, ku bardheblutë si klub organizator kanë garantuar se siguria në stadium do të jetë në pikën maksimale. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori