Policia masa të rrepta për ndeshjen e Partizanit në "Selman Stermasi"
Policia e Tiranës ka publikuar masat që do të marrë për sigurinë në takimin që luhen në “Selman Stërmasi” mes Partizanit dhe Vllaznisë, takim i parashikuar për të dielën në orën 17:00.

Policia thotë se për mbarëvajtjen para, gjatë dhe pas ndeshjes do të angazhohen 261 forca të policisë të mbështetura nga pesë grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Nga mesdita, rrugët “Gjin Bue Shpata” dhe “Emin Duraku” do të bllokohen.

Tifozët e ekipeve do të shoqërohen përgjatë marshimit drejt stadiumit nga forcat e policisë. Brenda në stadium nuk do të lejohen bidonat e ujit, çelsta, monedhat apo sende të tjera të forta.
Shtuar më 04/02/2017, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori