Politika e la jashtë finales, ky është mesazhi i Mkhitaryan
Arsenali ka vendosur që të mos e marr me vete mesfushorin Henrik Mkhitaryan në Azerbajxhan.

Mesfushori armen për shkaqe politike nuk do të jetë në dispozicion të londinezëve për ndeshjen finale të Ligës së Evropës kundër Chelseat.

Armenia dhe Azerbajxhani nuk kanë raporte të mira politike dhe gjendja mes dy shteteve është tensionuar.

Vetë Mkhitaryan ka postuar një mesazh të shkurtër në Twitter, duke evituar polemikat:

"Është një nga ato ndeshje që nuk e luan shpesh në jetë dhe më duhet ta pranoj, është shumë e dhimbshme të mos e luash. Gjithsesi, do të bëj tifozllëk për shokët e skuadrës! Le ta sjellim në shtëpi!".
Shtuar më 21/05/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori