Polonia përballë Maqedonisë dhe Shqipërisë
Albeu.com
Të hënën kombëtarja e Polonisë në ora 20:30, në Rojtlingen, do të përballet me përfaqësuesen e Maqedonisë dhe 24 orë më vonë, në të njëjtin vend i pret përballja me kombëtaren e Shqipërisë.
Trajneri i kombëtares së Polonisë, holandezi Leo Benhaker, njëjtë si kolegu i tij gjerman Joakim Loev, listën definitive të futbollistëve, të cilët do të marin pjesë në EURO 2008, do të shpall gjatë ditës së mërkurë. Futbollistët e Polonisë deri në shpalosjen e listës definitive, do të zhvillojnë 2 ndeshje kontrolluese. Të hënën kombëtarja e Polonisë në ora 20:30, në Rojtlingen, do të përballet me përfaqësuesen e Maqedonisë dhe 24 orë më vonë, në të njëjtin vend i pret përballja me kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të zhvillojë përballjen e parë me trajnerin e ri, holandezin Ari Han.
Shtuar më 27/05/2008, ora 04:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori