Portali italian: Bekim Balaj, ylli i momentit (VIDEO)
Pëlqej
Bekim Balaj, sulmuesi shqiptar i datëlindjes 1991, është njeriu i momentit në Shqipëri. Goli i tij që i dha fitoren historike Shqipërisë në fushën e Portugalisë, ka ngritur peshë një komb të tërë. Ishte minuta e 52 kur Balaj pa u menduar dy herë shënon fluturimthi pas një krosi nga e djathta. Topi shkon në rrjetë duke ndryshuar historinë e ndeshjes dhe ndoshta edhe karrierën e tij, shkruan portali italian "Calciomercato", raporton Portali Albeu.

I lindur në Shkodër, më 11 janar 1991, nisi karrierën e futbollit me fanellën e Vllaznisë, skuadër me të cilën debuton në kampionatin shqiptar. Në 2011 nis aventurën në kampionatin turk me Gençlerbirliği, por pa sukses. Në janar rikthehet në atdhe por tashmë me Tiranën ku në 42 ndeshje shënon 16 gola.

Në korrik 2012 shkon te Sparta Praga por edhe kësaj rradhe pa fat. Huazohet më pas te polakët e Jagiellonia Bialystok ku në 37 ndeshje shënon 9 gola. Këtë verë Sparta e Pragës e shiti te Slavia Praga, vijon shkrimi i "Calciomercato"-s.

Nisja me ekipin e ri ka qënë shumë i mirë: 2 gola në 5 ndeshje, plus edhe golin me Shqipërinë e drejtuar nga Gianni De Biasi.

Kjo mund të jetë pika e kthesës për karrierën e Bekim Balajt, përfundon shkrimin e tij portali italian. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori