Portieri bëhet hero në Kolumbi, ndal 3 predha për 2 sekonda (VIDEO)
Në derbin e Kolumbisë mes Millonarios dhe Atletico Nacional hero për skuadrën vendase u bë portieri Wuilker Farinez, i cili ruajti barazimin 1-1 deri në fund të ndeshjes.

Farinez u bë protagonist absolut 5 minuta para fundit, pasi ndali tre gjuajtje të forta që shkuan në drejtim të tij. Ishin tre predha në seri që 21-vjeçari i ndali njëra pas tjetrës dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë botës, edhe pse duhet pranuar që 2 nga 3 goditjet ishin të vlefshme pasi e treta ishte në pozicion jashtë loje.
Shtuar më 10/03/2019, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori