Portieri brazilian 1106 ndeshje për Sao Paulon, arrin rekordin e Peles
Rozherio Seni ka barazuar një rekord të madh. Portieri i shquar brazilian i përngjau të madhit Pele, pasi ia doli të luajë ndeshjen numër 1106 për ekipin e tij Sao Paulo.
Rojtari i portës e realizoi këtë gjë në ndeshjen ndaj Ponte

Pretës në gjysmëfinalen e Kupës Jugamerikane.
Ai mund të festojë pavarësisht se skuadra e tij humbi 1-3.
Tashmë, Seni i ka të gjitha mundësitë të thyejë rekordin që mbahet në këmbë që në vitet 70-të kur Pele i dha lamtumirën klubit të tij legjendar, Santos.Rozherio Seni do të mbushë 41 vjeç në janarin e vitit të ardhshëm dhe shquhet jo vetëm për pritjet dhe jetëgjatësinë në portë, por edhe për golat e shënuar.Në 20 vjet karrierë për Sao Paulon ka shënuar 113 gola, ndërsa për Brazilin luajti deri 7 vjet më parë.
Ai është portieri që ka shënuar më shumë gola në historinë e futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2013, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori