Portieri godet dhunshëm pas shpine gjyqtarin (VIDEO)
Pamje shokuese vijnë nga Amerika e Jugut, ku portieri i skuadrës së Union Perene ka goditur nga mbrapa gjyqtarin e ndeshjes, i cili më parë ia kishte treguar të verdhin portierit.

Union Perene luante ndeshjen e vlefshme për Kupën e Perusë, kundër Pichanaki-t, ndërsa gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur gjyqtari i dha të verdhin portierit dhe, duke mos qenë në dijeni se këtë të fundit e kishin tradhtuar nervat, filloi të vraponte normalisht dhe gati për të rifilluar ndeshjen.

Por, portieri nuk e la ma aq, i cili me një goditje kung-fu në shpinë e rrëzon në tokë gjyqtarin.

Portieri u përjashtua nga ndeshja, ndërsa loja vazhdoi disa minuta më vonë, pasi gjyqtari kishte nevojë për ndihmën mjekësore. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2015, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori