Portieri hero i Izraelit bëhet "viral" me asistin e golit kundër Shqipërisë (VIDEO)
Portieri i kombëtares së
Izraelit, bëri një paraqitje mjaftë të mirë kundër Kombëtraes së Shqipërisë.
Në disa raste ai ishte vendimtar në ndërhyrjet e bërë duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte.
Por, përpos pritjeve të shkëlqyera të disa rasteve të kuqezinjve,
portieri Harush dhuroi edhe
asistin e golit të parë.
“Gardiani” i
izraelitëve u tregua dinak, pasi vuri re një përgjumje të mbrojtjes shqiptare në minutën e 8, dhe dhuroi
asistin që i dha golin
Izraelit.
Topi i gjatë i portierit
Harush, u shndërrua në një asist për Hemed, që ndodhet i pa markuar nga mbrojtës dhe i vetëm përballë Strakoshës e pati shumë të lehtë të shënonte.
Ky moment është shpërndarë në pothuajse të gjitha mediat sportive të Europës, duke e quajtur
Harush si heroin e
Izraelit. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2018,
ora 11:05