Portieri i Barcelonës martohet me bukuroshen Daniela Jehle (FOTO LAJM)

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre te Stegen ka vendosur që të hedhë një hap të rëndësishëm në jetë, pasi është martuar me Daniela Jehle.

"Gardiani" gjerman ka zhvilluar një ceremoni shumë të thjeshtë jashtë Barcelonës. Ata janë fejuar prej disa muajsh teksa lidhjen e tyre e kanë zyrtarizuar dhe në rrjetet sociale, raporton Albeu.

Çifti i lumtur ka postuar dje një foto nga dasma,teksa të dy duken mjaft elegantë. Daniela ka veshur një fustan shumë të thjeshtë të bardhë dhe me lule në duar ecën dorë më dorë me portierin e njohur. /albeu.com/


Shtuar më 17/05/2017, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori