Ditën e djeshme në ndeshjen midis
Baselit dhe Luzernit e përfunduar në shifrat e barabarta 1 me 1, Taulant
Xhaka u përfshi në një episod me sulmuesin shqiptar të Luzernit,
Demhasajn.
Ky i fundit u ndal në mënyrë të parregullt nga lojtari i Kombëtares shqitpare, por arbitri vendosi që ta ndëshkojë vetëm me karton të verdhë
Xhakën. Ndërsa së fundmi edhe
portieri i
Baselit, ka marrë në mbrojtje
Xhakën duke thënë se
Xhaka do e ndalonte
Demhasajn.
“Kemi pasur fat në anën tonë në këtë skenë. Unë nuk e di nëse Taulant ishte lojtari i fundit. Sigurisht që dikush, një arbitër tjetër do të kishte dhënë të kuqe. Demhasaj do të kishte patur probleme pas një sprinti prej 50 metrash. Do të ishte interesante të shihja se çfarë do të ndodhte. Ndoshta
Xhaka do ta kishte marrë përsipër për ta ndaluar”, shrpehet Omlin.
Shtuar më 26/11/2018,
ora 19:00