Portieri i famshëm: Jam gati të transferohem te Arsenali për 6 byrek (VIDEO)
Portieri i famshëm, Wayne Shaw i cili hëngri byrek gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit është gati që të transferohet te "topçinjtë", por u ka vendosur një kush trajnerit Wenger.

45-vjeçari u pa në birrarinë e klubit në pushimin e ndeshjes, dhe në fund u filmua duke ngrënë byrek në minutat e fundit të sfidës. Ai ishte i ftuar në një emision mëngjesi ku shprehur dëshirën për të kaluar te "topçinjtë", raporton Albeu.

"Kontrata ime është në prag skadence, ndaj jam i hapur për oferta".

Më tej ai pyet nga Piers Morgan se cili do të ishte çmimi për të cilin do të pranonte të largohej, dhe a do të mjaftonin 6 byrek.
"Sigurisht që po", ka thënë ai duke i hapur rivalitet Petr cech.

Shtuar më 21/02/2017, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori