Portieri i Finlandës ka një mesazh për Kosovën
Portieri i Finlandës, Lukas Hradecky shpreson të mbeten para Kosovës në Grupin I.

Hradecky e pranon se ndeshja do të jetë e barabartë, por shpreson se skuadrën do ta motivojë fitorja 1:0 në ndeshjen e fundit ndaj Islandës.

“Do të jetë lojë e barabartë, siç ka qenë edhe e para. Ne kemi fituar të shtunën (ndaj Islandës), kemi vetëbesim dhe besoj se do ta mbajmë Kosovën prapa nesh në tabelën kualifikuese”, ka deklaruar portieri Hradecky gjatë konferencës për media.

Finlanda pas shtatë ndeshjeve renditet në vendin e pestë me 4 pikë, ndërsa Kosova në vendin e gjashtë më 1 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori