Portieri i Granadës mohon shpërblimin e Realit
Pasi shkaktoi një rrëmujë mediatike portieri i Granadës, Ivan Kelava ka reaguar duke mohuar që Reali i Madridit të ketë ofruar bonos por ai pretendon se deklaratat e tij janë përkëthyer gabim nga e përditshmja spanjolle ‘AS’.

Gjatë një interviste për një gazetar kroat ’24 Hours ‘, ai tha se fjalët e tij janë shtrembëruar pasi nuk ka deklaruar kurrë që Reali ka ofruar bonos, shkruan ‘Goal.com’.

“Kam ardhur për trajnim si zakonisht dhe pashë që presidenti i klubit, Quique Pina ishte shumë i shqetësuar por unë nuk ja kisha idenë se çfarë po ndodhte. Unë nuk di të na ketë ofruar Reali bonos dhe dua të them që deklaratat e mia janë shtrembëruar ose qëllimisht ose janë përkthyer gabimisht”, u shpreh Kelava.
Shtuar më 12/05/2016, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori