Portieri i Hungarisë në historinë e Kampionatit Europian
Nuk kanë fund rekordet në këtë Europian. I radhës vjen nga portieri Gabor Kiraly, i cili do të hyjë në historinë e Kampionatit Evropian, si lojtari më i vjetër që do të luajë në këtë kompeticion.

40 vjeçari do të jetë në portë në ndeshjen mes Austrisë dhe Hungarisë.

Kiraly i cili është 40 vjeç dhe 75 ditë, do të thyejë rekordin e mesfushorit gjerman Lothar Matthaus, që në Euro luajti në një moshë 39 vjeç e 97 ditë. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori