Portieri i Kukësit mbyll sezonin
Kukësi ka marrë një lajm të keq në prag të sfidës ndaj Shakhtar

Bëhet fjalë për portierin e dytë Faton Maloku. Gardiani i portës verilindore, ka mësuar ditën e sotme shkallën e dëmtimit të pësuar në sfidën ndaj Bashakshehirit, teksa kemi të bëjmë me këputje të tendinës.

Një dëmtim serioz, që kërkon një kohë të gjatë për t’u riaftësuar. Maloku pritet të qëndrojë 4-6 muaj jashtë fushaveblerta, teksa drejtuesve verilindor i lind nevoja të kërkojnë një portier tjetër.

Për momentin, në dispozicion të trajnerit Cungu janë Stivi Frashëri dhe portieri i ri Jetmir Basha që aktivizohet me ekipin B. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori