PDIU braktis Edi Ramën
Portieri i Luftëtarit: Më vjen keq kur arbitrat bëhen gjithmonë protagonistë
Pëlqej
Portieri i Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi, është një prej të shumtëve në ekipin gjirokastrit që “qan” për humbjen me Teutën.

Në një deklaratë për “Panorama Sport”, elbasanasi do të ndalej te momenti më kulmor i takimit ndaj Teutës, pikërisht te goli i dytë i realizuar nga Andel Dediç në minutën e 56-të me goditje dënimi.

Sipas tij, arbitri Blerim Ziri e ka “mashtruar”, duke mos sinjalizuar, edhe pse fillimisht kishte bërë të ditur se goditja e dënimit do të kryhej pas rënies së bilbilit. “Dua t’i përgëzoj çunat për shpirtin e garës që treguan kundër Teutës. Ishte një ndeshje që e panë të gjithë se si shkuan gjërat. Më vjen keq kur arbitrat bëhen gjithmonë protagonistë, duke u tallur me djersën e ekipit, me investimet e presidentit e për më shumë me ndjenjat e tifozërisë së mençur dhe kulturuar të Gjirokastrës." tha ai
Shtuar më 18/11/2017, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori