Portieri i Unitedit: Solskjaer ka kthyer lumturinë në klub
Ende pa u bërë një muaj që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit, portieri rezervë i Manchester Unitedit, Sergio Romero, ka thënë se norvegjezi ka arritur ta kthejë lumturinë në Old Trafford.

“Kemi një ecuri të mrekullueshme. Jo vetëm sa i përket rezultateve, por edhe për mënyrën se si i kemi fituar këto ndeshje. Shënimi i pesë golave në një ndeshje na i ka shtuar shumë vetëbesimin”, tha fillimisht Romero.

“Atë që jemi duke treguar tani, pas një Krishtlindjeje të mrekullueshme, është diçka që pritet nga një klub i këtij niveli. Kjo gjë e dëshmon atë se çfarë mund të arrijmë ne. Ecuria jonë gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri e dëshmon këtë.

“Trajneri e di se çfarë dëshiron të arrijë me klubin, si dhe me ne si individë. Në fushë dhe brenda klubit, ai i ka bërë të qarta pritshmëritë për ne. Mund ta shihni edhe ju se ai e ka sjellë një lumturi në klub dhe gjithçka po shkon shumë mirë”, përfundoi Romero.
Shtuar më 09/01/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori