Portieri i Zvicrës e pranon: Pa shqiptarët do të ishim shumë të dobët
6 lojtarë me origjinë shqiptare do të përfaqësojnë Zvicrën në Euro 2016, pak më shumë se çereku i skuadrës. Në një vend multikulturor si Zvicra kjo është normale, gjë që vetë vëndasit kërkojnë ta trajtojnë si një sukses të integrimit.

Teksa sfida e 11 qershorit po afrohet, tema e shqiptarëve helvetë bëhet më e nxehtë, por portieri Yann Sommer kërkon të largojë presionin dhe vlerëson shokët e ekipit:

“Pa lojtarët me origjinë të huaj ne si kombëtare do ishim shumë më të dobët. Për ne, çdokush këtu është zviceran dhe kjo është gjë e bukur. Shqipëria? Nuk është rivalitet, por edhe nëse do e quani të tillë, është një rivalitet i bukur.

Pothuaj të gjithë lojtarët njihen personalisht me njëri tjetrin, shumë lojtarë të Shqipërisë kanë luajtur me kombëtaret e moshave të Zvicrës. Megjithatë në fushë miqësitë do harrohen. Urrejtje? Kurrë! Hiqeni këtë fjalë”, tha portieri i Borussia Mönchengladbach në Gjermani.

Shqipëria dhe Zvicra do luajnë ndeshjen e tyre të parë në këtë europian në 11 qershor në Lens.
Shtuar më 01/06/2016, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori