Portieri Italisë dëmtohet nga një shishe uji
Mattia Perin raportohet se është dëmtuar në kavilje gjatë stërvitjes me kombëtaren pas një incidenti të çuditshëm me shishen e ujit.

Portieri i Juventus është lënë jashtë skuadrës në fitoren 2-0 ndaj Finlandës dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e radhës ndaj Lichtenstein të martën.

Sipas Sportmediaset, Perin ka ndrydhur kaviljen aksidentalisht pasi shkeli një shishe ujë që ishte lënë në qendrën stërvitore.

Nuk ishte një incident serioz dhe ai pritet të jetë në stol për kualifikuesen e Euro 2020 kundër Lihtenshtejn, që do të luhet në Parma.

Portierët e tjerë të Italisë janë Gianluigi Donnarumma dhe Salvatore Sirigu. /albeu.com/



Shtuar më 24/03/2019, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori