Portieri legjendar i Lazios vlerëson me fjalë të mëdha Strakoshën
Pëlqej
Një nga legjendat e portës së Lacios, Gianluca Marchegiani, ka komplimentuar portierin e Lazios për çfarë po tregon.

“Strakosha u jep siguri shokëve të skuadrës te Lazio. Është një portier i kompletuar, me personalitet të fortë. Nuk ka defekte”, është shprehur ish gardiani i Lazios dhe kombëtares italiane, transmeton Panorama.

Gjatë fjalës së tij në mediat italiane, teksa është pyetur për cilësitë që ka Strakosha, Markexhani ka treguar se shqiptari ka ende punë, sidomos për aksionet kur sfera i vjen nga larg.

“Është i fortë teknikisht. Ka ende punë për të bërë dhe të përmirësohet me daljet përpara. Vështirësia e tij qëndron në momentet kur e ka topin larg”, ka deklaruar Markexhani./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori