Legjenda e futbollit rus,
portieri Igor Akinfeev ka lajmëruar ditën e sotme tërheqjen nga
kombëtarja e Rusisë pas 15 vitesh. Aktualisht
portieri i CSKA Moscoë e dha lajmin nëpërmjet një deklarate ne faqen zyrtare të skuadrës së tij.
“Çdo fillim e ka një fund. Historisë time me ekipin kombëtar i ka ardhur fundi. Ka qenë një nder i madh të jem kapiten i vendit organizator, Rusisë në Kupën e Botës. As në ëndërrat e mia nuk e mendojë diçka të tillë. Largohem pa asnjë peng nga
kombëtarja.
Besoj te brezi i ri i futbollistëve në Rusi. Mendoj se janë të aftë të shkruajnë historinë me kombëtaren e tyre. Jam i mendimit se duhet t’i mbështesim të rinjtë”, tha
Igor Akinfev. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018,
ora 15:34