Portieri në Indi kopjon ter Stegen, shikojeni çfarë gafe (VIDEO)
Gafa që bëri portieri i Barcelonës Ter Stegen duke pësuar një gol amatoresk duket se po bëhet një leksion edhe për portierë të tjerë.
Në Indinë e largët portieri i një skuadre vendase ka pësuar një gol qesharak. Gafa e portierit Indian është bërë menjëherë virale në të gjitha mediat botërore sportive.

Portieri i skuadrës Goa United, Kattimani ka bërë një gabim të ngjashëm duke i dhënë mundësinë Alfaros të shënonte gol falë një prekje të lehtë më trup.

Mesa duket Ter Stegen po bëhet “mësim” për keq për portierët në futboll pasi një gabim të tillë e ka bërë mbrëmë edhe një portier në Angli.
Shtuar më 05/10/2016, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori