Portieri pezullohet në Iran pasi veshi këto pantollona
Një pezullim i ri në futboll i padëgjuar më parë. BBC raporton se portieri iranian Sosha Makani është pezulluar për 6 muaj, për shkak të veshjes.

Një foto e portierit të klubit Persepolis, ku ai është fotografuar duke veshur një palë pantallona të verdha, ka irrituar autoritetet iraniane.

Iran ka ligje shumë strikte për veshjen, por askush nuk e mendonte se të vishesh si personazhi i kartonëve të animuar Spongebob qenka krim.

Portieri rezervë i kombëtares së Iranit është i pafat, sepse në janar u arrestua thjesht për shkak se doli në fotografi me një tifoze, gjë që ndalohet me ligj në Iran, pasi mund të fotografohesh vetëm me një femër që e ke të afërt.
Shtuar më 09/06/2016, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori