Portieri rekordmen shënon golin e 128-të (VIDEO)
Portieri Rogerio Ceni duket se nuk di të ndalet. Ai ka qenë heroi i Sao Paulos në ndeshjen e fundit të kampionatit brazilian, teksa shënoi penalltinë që i dha skuadrës së tij fitoren 3-2 ndaj Santosit.

Golashënuesi Ceni e tundi rrjetën për herë të 128-të gjatë karrierës së tij, duke u bërë golashënuesi i dhjetë më i mirë në historinë e klubit të Sao Paulos.

Ceni ka hyrë në librin “Guinness” si portieri që ka shënuar më shumë gola në historinë e futbollit, pasi kaloi paraguaianin Jose Luis Chilavert. /Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2015, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori