Portieri shqiptar renditet i dyti në listën e golashënuesve në Superligë
Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Gardiani i skuadrës shqiptare, Bylisit, Isli Hidi ka realizuar dy gola në katër javët e para në kategorinë superiore dhe momentalisht renditet i dyti në tabelën e golashënuesve pasi 3 lojtarët Fili, Halili dhe Shkurtaj janë me nga 3 gola.

38-vjeçari ka realizuar kundër dy skuadrave të mëdha të Shqipërisë, Kukësit dhe Skënderbeut.

Të dy golat Hidi i ka shënuar nga penalltia.
Shtuar më 15/09/2019, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori