Porto-Basel, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

PORTO (4-3-3)
Në orën 20:45 zhvillohet edhe takimi tjetër Porto – Basel, me dragonjtë tepër të favorizuar pas barazimit 1-1 në St. Jakob-Park. Tre javë më parë në Zvicër skuadra e Lopetegui-t dominoi ndeshjen, megjithëse goli që vendosi ekuilibrin erdhi vetëm 11’ para fundit nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga mbrojtësi me eksperiencë Ëalter Samuel.

Në 16 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet bardheblutë numërojnë 2 barazime gjithsej, me Bazelin dhe Bragën, e vetëm një humbje me Maritimon kështuqë me një formë të tillë 2 herë Kampionët e Evropës nuk do të mjaftohen thjesht me administrimin e rezultatit të ndeshjes së parë.

Në krahun tjetër si për ironi kampionët e Zvicrës drejtohen nga një trajner portugez, Paulo Sousa gjithsesi në ndeshjen e vajtjes Bazeli i Gashit, Ajetit dhe Taulant Xhakës goditi vetëm një herë drejt portës kundërshtare, kështu që sfida e Dragaos mbetet një mision pothuajse i pamundur, për më tepër që asnjë klub helvet nuk ia ka dalë dot mbanë për të fituar në tokën luzitane, në historinë e Kupave të Evropës. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2015, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori