Porto-City, kore raciste për Toure dhe Balotelli
Manchester City bëri të heshte Oporto pas fitores 1-2 dje në ndeshjen e vlefshme për Europa League, duke parë që pjesa e parë përfundoi 1-0 për vendasit.

Por në përfundim të ndeshjes gjithçka u kthye nga çështja e racizmit. Për një pjesë të madhe të lojës Yaya Toure dhe Mario Balotelli u bënë pjesë e disa koreve anti-sportivë të tifozëve të Portos.

Për këtë gjë, Manchester City ka depozituar një ankesë pranë UEFA-s, ndërsa Toure në një intervistë për "Sun" ka deklaruar: " I dëgjova këto kore urryese. Diçka e turpshme, që në Premier League nuk ndodhë kurrë. Janë sjellë shumë keq edhe ndaj Marios, por ai nuk u bë pjesë e lojës së tyre. Sporti duhet të jetë miqësor dhe argëtues dhe jo me persona të tillë", përfundoi Yaya Toure.

Rreth ngjarjes reagoi edhe tekniku i anglezëve, Roberto Mancini, i cili tregoi indinjatën e tij rreth këtyre ndodhive në futboll. Ndërsa nga UEFA ose Porto nuk ka ende asnjë reagim. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2012, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori