Porto dorëzon titullin, pëson 2 gola në 5 minuta (VIDEO)
Porto e ka rrezikuar shumë titullin kampion në Portugali.

Tri javë para fundit të kampionatit, Porto i ka dhënë mundësinë e artë Benficës që ta parakalojë në renditje.

Skuadra e njohur portugeze ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme pasi nuk mori më shumë se një barazim 2-2 në përballjen ndaj Rio Ave.

Porto po fitonte 0-2 në pjesën e parë, por në pesë minutat e fundit të ndeshjes u dorëzua duke pësuar dy gola të shpejtë.

minutën e 85, Rio Ave shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e fundit barazoi 2-2 që vulosi edhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Shtuar më 27/04/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori