Porto "frenon" Milanin: Martinez i pashitshëm
Pëlqej
Mario Balotelli nuk është zyrtarisht një futbollist i Liverpoolit por te Milani ai tashmë i takon së shkuarës. Adriano Galliani është në kërkimt ë zëvëndësuesit të tij, që fillimisht u mendua se do të vinte nga Portugalia, më saktë Porto.

Por sipas klubit luzitan, sulmuesi kolumbian Jackson Martinez nuk do të shitet gjatë kësaj merkatoje vere. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti i Portos Pinto da Costa në një intervistë për "Gazzetta.it": "Jackson Martinez është i pashitshëm"

Milani është gati të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e tij, por Porto nuk e ka në merkato futbollistin e datëlindjes 1986. Për këtë arsye kuqezinjtë duhet të ndryshojnë strategji me Gignac, Negredo dhe Soldado që janë ende në modë. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori