Porto kundërshton City-n: Nuk pati kore raciste
UEFA ka vendosur të presë raportin e delegatit të saj përpara se të vendosë nëse do të marrë masa për koret raciste ndaj Mario Balotellit dhe Yaya Toure në ndeshjen e Europa League Porto-Manchester City.

Klubi anglez bëri një ankesë formale për fyerjet ndaj futbollistëve të saj pranë delegatit të UEFA-s në përfundim të ndeshjes së vlefshme për 1/16-at e Ligës së Evropës në “Estadio do Dragao”.

Por, kampionët e Portugalisë mohojnë të ketë ndodhur një incident i tillë. Ata i kanë justifikuar sjelljet e tifozëve me mbështetjen që ata dhanë për Agueron dhe Hulk.

“Tifozët thërritën ‘Kun, Kun, Kun; Hulk, Hulk, Hulk. Askush nuk fyeu askënd”, – tha zëdhënësi Rui Kerkueira. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2012, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori