Portugalia dhe Holanda do të luftojnë për titullin trofeun e Ligës së Kombeve, garës inauguruese të UEFA-s, në
finalen e parë të këtij turneu në Estadio do Dragao në Porto.
Cristiano Ronaldo ia
siguroi Portugalisë
finalen në ndeshjen e tij debutuese në Ligën e Kombeve, duke realizuar het-trik ndaj
Zvicrës në gjysmëfinale.
Pa praninë e Cristianos, Portugalia e
siguroi gjysmë
finalen, por gjithsesi iu
desh ndihma e madhe e pesë herë fituesit të Topit të Artë për të arritur në finale. Ylli i Juventusit shënoi dy gola të shpejtë dy minuta para fundit të ndeshjes për t’ia siguruar fitoren portugezëve 3:1 kundër
Zvicrës.
Ndërkohë, Holanda u
desh të djersitet më shumë për të arritur në finale, të cilën e arriti vetëm pas kohës shtesë prej 30 minutave ndaj një Anglie me gabime të pafalshme në mbrojtje.
Ndeshja në kohë të rregullt kishte përfunduar pa fitues 1:1. Por, në fillim të kohës shtesë, Kyle Walker shënoi autogol para se Quincy Promes të shënonte për 3:1 në minutën e 114 falë një gabimi fatal nga Ross Barkley.
Finalja mes Portugalisë dhe Holandës nis në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin e Portos.
Shtuar më 09/06/2019,
ora 11:22