Portugalia dërgon Zvicëren në "play-off"
Portugalia ka fituar përballë Zvicrës me shifrat 2-0 në "Estadio da Luz" të Lisbonës.

Portugezët kaluan në avantazh falë autogolit të shënuar nga lojtari Johan Djourou në minutën e 41' ku ia bëri më të thjeshtë iberikëve kualifikimin direkt.

Goli i dytë erdhi nga këmbët e sulmuesit 21-vjeçar, Andre Silva duke marrë një top të dhenë nga Bernardo Silva.

Me këtë fitore të marrë Portugalia renditet e para me pikë të barabarta por me golavarazhin më të mirë se Zvicra që ka po aq pikë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori