Portugalia fton në kombëtare talentin Felix, aty është dhe kapiteni
Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Portugalisë për gjysmëfinalen e Nations League, ashtu si i riu i Benficas, Joao Felix.

Joao Felix është ftuar për herë të parë nga Portugalia në ekipin kombëtar, që publikoi listën për pjesën finale të Nations League.

Talenti i Benficas cilësohet si një ndër të rinjtë më me perspektiv në Evropë, ka shënuar 15 gola në 26 paraqitje në Ligë këtë sezon.

Tre golat kundër Eintracht Frankfurt në Europa League në çerekfinale, e bën 19-vjeçarin futbollistin më të ri që realizon het-trik që kur e kishte arritur këtë Sergio Aguero me Atletico Madrid në 2007.

Ai kërkohet nga Manchester United, Real Madrid, Manchester City dhe shumë klube tjera – ëndrra i është bërë realitet pasi është ftuar për herë të parë në Kombëtare.

Ftesë ka marrë edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka munguar në shumicën e ndeshjeve në Ligën e Kombeve vitin e kaluar.

Portierë: Beto, Rui Patricio, Jose Sa.

Mbrojtës: Raphael Guerreiro, Mario Rui, Nelson Semedo, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Jose Fonte.

Mesfushorë: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, William Carvalho, Pizzi, Ruben Neves, Joao Moutinho.

Sulmues: Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa, Joao Felix, Goncalo Guedes, Rafa Silva.
Shtuar më 23/05/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori