Portugalia merr skenën, rasti i humbur nga Welinton bëhet "hit" (VIDEO)
Welinton Junior është një emër i panjohur në vendin tonë, por në Portugali po bën xhiron e internetit me rastin që ka humbur në një ndeshje të luajtur ditën e djeshme.

Sulmuesi brazilian i Portimonense kishte mundësinë të shënonte në portën e Tondela dhe të shmangte humbjen e skuadrës së tij, por me portën e boshatisur nuk ia arriti qëllimit.

Ata që shohin videon me siguri vendosin duart në kokë, për atë që ka humbur Welinton Junior. Pak metra me portën ai godet traun dhe me këtë rast kuptohet qartë se pse këtë sezon ai ende nuk ka shënuar asnjë gol në kampionët.
Shtuar më 24/10/2020, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori