Portugalia merr vendimin për Ronaldon
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka publikuar listën me 25 lojtarë që do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen kundër Ukrainës, më 22 mars në Portugali dhe për transfertën ndaj Serbisë tre ditë më vonë.

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund pushimit dhe është kthyer të luajë për kombëtaren e tij. Kujtojmë që sulmuesi i Juventus-it nuk luan prej 30 qershorit të vitit 2018, që ishte ndeshja kundër UruguaitKupën e Botës.

Ndër emrat të tjerë që bien në sy është grumbullimi i talentit Joao Felix, Andre Silva që ka ndeshje me radhë që nuk aktivizohet tek Sevilla, apo edhe Joao Mario i Inter.


Shtuar më 15/03/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori