Postimi i Xhakës tërbon tifozët e Arsenal, tjetër sulm në rrjet nga "Topçinjtë"
Vijojnë konfliktet mes Granit
Xhakës dh tifozëve të
Arsenal. Pas kontestimeve me kore e vërshëllima ndaj mesfushorit në ndeshjen ndaj Crystal Palace, tashmë beteja vijon në rrjetet sociale.
Tifozët anglezë nuk janë treguar aspak tolerantë, aq sa kanë arritur deri te mallkimet e urimi për vdekjen e të bijës së futbollistit.
Tashmë saga është pasuruar me një tjetër kapitull, kur ish-kapiteni i “Topçinjve” publikoi një foto të tijën me fanellën e përfaqësueses së Zvicrës.
Një foto e shoqëruar me komentin: “Lumturia ekziston atëherë kur je i kënaqur me veten dhe nuk ke nevojë për konfirmimin e të tjerëve”. Koment që është interpretuar si një referim të situatës së tij te
Arsenal, e turbulluar nga marrëdhënia me
tifozët. Kaq ka mjaftuar që në rrejt të nisë sulmi i radhës ndaj
Xhakës nga
tifozët e “Topçinjve”.
Shtuar më 17/11/2019,
ora 22:02