Pozoi me modelen braziliane, Salah merr kritika te ashpra
Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, para disa ditësh ka dalë në kopertinën e revistës "GQ Middle East", duke pozuar në krah të modeles brazilane të Victoria Secret, Alesandra Korine Ambrozio.

Ky photoshoot duket se ka sjellë shumë polemiKa në Egjipt dhe jo vetëm. Salah është një mysliman i devotshëm dhe këtë gjë e tregon sa herë shënon gol duke u falur, por edhe gjatë jetës së tij të përditshme.

Kështu që reagimet nga muslimanët radikalë kanë qenë disi të ashpra. Në rrjetet sociale ata kanë shprehur mospëlqimin e këtyre fotografive që kanë bërë xhiron në rrjet.

"Të të vijë turp, një mysliman nuk pozon me një femër kështu", "Skandal Publik", "Imagjinoni nëse një grua mulsimane e bëntë këtë gjë", kanë qenë disa nga komentet kundër Salahut.
Shtuar më 21/10/2019, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori