"Për të shkruar histori, duhet të përmbysim rezultatin prej 4:0 të PSG"
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Luis Suarez mendon se nëse Barcelona do të shkruaj historinë, atëherë ata duhet të përmbysin rezultatin prej 4:0 të PSG.

“Kjo humbje dhemb. Është normale se ndiheni keq kur humbisni me rezultat të tillë, sidomos në këtë fazë të Championsit. Por, mendoj se kjo skuadër mund ta tejkalojë këtë. Jemi të bashkuar. Fajtor jemi të gjithë, humbasim së bashku, fitojmë së bashku”, tha Suarez.

Nëse duam të shkruajmë historinë, kemi një mundësi të mirë për ta bërë këtë kundër një rivali të vështirë dhe rezultatit aspak të mirë”, shtoi ai.

Nëse në Camp Nou shënojmë dy gola në 45 minutat e pjesës së parë, gjithçka mund të ndodhë. Kemi nevojë për tifozët tanë më shumë se kurrë më parë”, tha Suarez.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne besojmë në mbështetjen e tyre, pasi kur kemi ata prapa – ne në fushë japim maksimumin për të bërë punën tonë”, deklaroi Suarez.
Shtuar më 17/02/2017, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori