Prag Ajax-it, Tottenahm merr lajme të mira, titullari në stërvitje
Tottenham ka marrë një lajm shumë të mirë në prag të gjysmëfinales së Champions League ndaj Ajax pasi Moussa Sissoko është rikthyer në stërvitje ditën e hënë.

29-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor në çerekfinale ndaj Manchester City-t dhe si pasojë ka humbur ndeshjet e Premier League me City, Brighton dhe West Ham.

Gjithsesi, ai i është bashkuar shokëve të ekipit në stërvitjen e së hënës dhe pritet të jetë titullar në ndeshjen me Ajax të martën në Tottenham Stadium.

Edhe qendërmbrojtësi Jan Vertonghen iu bashkua shokëvestërvitje pasi u la pushim për ndeshjen me West Ham.

Ndërkohë sulmuesi Harry Kane ishte i vetëm në palestrën e skuadrës pasi vazhdon rehabilitimin pas dëmtimit në kavilje. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2019, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori