Prag derbi me Liverpoolin, Solskjaer: Kur jemi në formë të mirë, mund ta mposhtim çdokënd
Menaxheri i Manchester United, Ole Gunar
Solskjaer, ka deklaruar se
nëse ekipi i tij punon fort dhe është në formë të mirë, ata mund ta mopshtin Liverpoolin.
Ole Gunnar Solskaer, ka deklaruar se
nëse ekpi i tij është në formën optimale, ata mund ta mposhtin çdo kundërshtar që ju del përpara. Norvegjezi vlerësoi skuadrën e Liverpool, ku tha se ata kanë qenë në një
nivel të lartë që disa vite, dhe se
nëse "The Red Devils" duan të arrijnë në atë
nivel, ata duhet të kenë paraqitje të mira çdo jave,
"Tre sezonet e fundit kanë treguar se vetëm dy ekipe kanë qenë në nivelin më të lartë, dhe ne duhet të jemi të sinqertë të themi se ne nuk kemi qenë në atë
nivel", tha ai.
"Ata kanë qenë në formë një kohë të gjatë, gjë që duhet ta kemi edhe ne
nëse duam të fitojmë tituj", tha
Solskjaer.
"Ne jemi rrugës, për të arritur atë
nivel. Por, në formën tonë më të mirë, ne mund të mundim këdo, por na duhet vazhdimësia dhe
nëse duhet të fitojmë tituj duhet të kemi vazhdimësi të formës dhe paraqitjeve", përfundoi Ole Gunnar
Solskjaer./
Shtuar më 17/01/2021,
ora 13:32